Jill Biden, i drejtohet kombit për herë të parë si zonja e parë: Le të bashkohemi

Jill Biden, i drejtohet kombit për herë të parë si zonja e parë: Le të bashkohemi

09:33, 21/01/2021
A+ Aa A-

 

Jill Biden, gruaja e presidentit të sapozgjedhur të SHBA, Joe Biden, iu drejtua kombit për herë të parë, përmes Twitter.

Çdo katër vjet, Amerika feston fillimin e një administrate të re. Është gjithashtu një kapitull i ri për ne, tha zonja e parë e SHBA.

"Tani është koha për t'u bashkuar, për të qenë një Amerikë, me një qeveri që na shërben të gjithëve," tha Dr. Biden.

Ajo deklaroi se sheh shpresë dhe optimizëm për këtë në inaugurimin e burrit të saj, e cila është kulmi i punës së përbashkët të mijëra njerëzve që krijuan diçka të veçantë në një vit të vështirë.

Në fund, deklaroi Biden, unë do të doja të falënderoja të gjithë ata që na bënë të ndihemi të mirëpritur dhe që e bënë inaugurimin special për mua dhe Joe.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco