Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Shpëtuesit kinezë shpojnë thellë për të nxjerrë minatorët e bllokuar nën tokë

Shpëtuesit kinezë shpojnë thellë për të nxjerrë minatorët e bllokuar nën tokë

09:35, 21/01/2021
A+ Aa A-

Shpëtuesit në Kinë po shpojnë thellë që nga e enjtja për të arritur tek minatorët e arit, të cilët kanë mbetur të bllokuar nën tokë prej 11 ditësh pas një shpërthimi.

Në total, 22 punëtorë u bllokuan nën tokë nga shpërthimi në 10 janar në minierën Hushan në periferi të Yantai, një rajon i madh për nxjerrje ari në provincën Shandong.

Smogu i trashë, mbushur me kimikate, rëndohej mbi rrugën me baltë që të çonte në vendin e minierës dhe një varg ambulancash në gatishmëri,  zvogëlonin mundësinë për të parë qindra metra larg.

Ekipet e shpëtimit kanë qenë në kontakt me 11 minatorë të bllokuar në pjesën e mesme të minierës, rreth 350 metra nën nivelin e detit dhe mbi 600 metra nga hyrja e minierës dhe kanë arritur t’u dërgojnë ushqim dhe pajisje mjekësore.

Një grykë pusi duhej të mbyllej me çimento pasi ishte një rrjedhje uji që kërcënonte sigurinë e minatorëve.

Një minator dihet se ka vdekur nga dëmtimet e pësuara në shpërthimin fillestar, njoftoi media shtetërore të mërkurën. Shpëtuesit nuk kanë qenë në gjendje të kontaktojnë dhjetë të tjerët.

Pushteti lokal tha të enjten në njoftimin zyrtar në mediat sociale se ekipet e shpëtimit kishin filluar shpimin e një pusi të 10-të me diametër 711 mm që ata shpresojnë se do të bëjë të mundur të  nxirren 11 minatorët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco