Numri i viktimave nga koronavirusi në SHBA, më i madh se ai në Luftën e Dytë Botërore

Numri i viktimave nga koronavirusi në SHBA, më i madh se ai në Luftën e Dytë Botërore

09:18, 21/01/2021
A+ Aa A-

Numri i vdekjeve nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara ka arritur në 406, 001, duke tejkaluar 405,399 viktimat mes ushtarëve dhe civilëve amerikanë në Luftën e Dytë Botërore (shifra zyrtare e Departamentit për veteranët).

Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka arritur në 24 434 284.

SHBA mban vendin e parë në botë sa i përket rasteve të pandemisë, për të cilën presidenti Joe Biden është zotuar se do ta luftojë atë. Nëse lëvizjen e parë të marrjes së detyrës Biden nënshkroi urdhrin për të mbajtur maska dhe distancimin shoqëror.

Ai do të injektojë 20 miliardë euro për vaksinimin e amerikanëve, përfshirë ngritjen e qendrave të vaksinimit në masë, dhe dërgimin e njësive të lëvizshme në zona të largëta. Ndërsa e cilëson një dështim strategjinë e vaksinimit të paraardhësit të tij, Biden premton të imunizojë 100 milionë njerëz në 100 ditët e para në pushtet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco