Rrëzohet helikopteri, humbin jetën 3 ushtarë

Rrëzohet helikopteri, humbin jetën 3 ushtarë

08:24, 21/01/2021
A+ Aa A-

Tre ushtarë të Gardës Kombëtare të Nju Jorkut u vranë të mbrëmjen e së mërkurës kur helikopteri i tyre u rrëzua ndërsa ishin në një mision stërvitjeje rutinë në shtetin e New York-ut. Rrëzimit të helikopterit ku udhëtonin 3 ushtarërt e gardës kombëtare i parapriu një defekt teknik që u raportuar dhe nga ana e qytetarëve, të cilët shpreheshin se mjeti fluturues ishte në një lartësi shumë më të ulët se e zakonshme.

Ata u ulën në një lartësi që mund të konsiderohej e sigurt për shpëtimin e jetës së tyre por edhe mos t’u përplasur me qendra të banuara, por nuk mund të hidheshin dot me parashutë nga avioni.

Incidenti është nën hetim, tha Divizioni i Çështjeve Ushtarake dhe Detare, duke shtuar se asnjë informacion tjetër nuk ishte menjëherë i disponueshëm për mediat.

“Kjo është një barrë e rëndë për të gjithë ne. Ata ishin siguruesit tanë të lirisë. … Ne humbëm tre amerikanë trima sot në shërbim të vendit tonë,” thanë zyrtarët e gardës. Ndërkohë që guvernatori i Neë York-ut Andrew Cuomo tha në një deklaratë se ai ishte “shkatërruar” nga vdekjet e ushtarëve.

“Anëtarët e Gardës Kombëtare janë ushtarët tanë qytetarë të cilët vullnetarisht shërbejnë dhe mbrojnë si këtu ashtu edhe jashtë vendit.Unë lutem për familjen e tyre, shokët dhe të dashurit, ata heronj të nderuar nuk do ti harrojmë kurrë”,tha Cuomo, ndërkohë që gjatë ditës së sotme flamujt në ndërtesat shtetërore do të qendrojnë në gjysmë shtizë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco