Fischer ul entuziazmin e BE: S'duhet harruar se gjysma e elektoratit amerikan votoi për Trump

Fischer ul entuziazmin e BE: S'duhet harruar se gjysma e elektoratit amerikan votoi për Trump

07:30, 21/01/2021
A+ Aa A-

BE i ka ofruar Presidentit të ardhshëm të SHBA Biden një fillim të ri në marrëdhënie. Presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel foli në Parlamentin Evropian për një pakt të ri themeltar për bashkëpunimin. Ai duhet ta bëjë Evropën dhe SHBA-në më të fortë dhe botën më të mirë, njofton DW.

Presidentja e Komisionit të BE, Ursula von der Leyen tha se pas katër vitesh të gjata, Evropa ka një mik në Shtëpinë e Bardhë. Fakti që Uashingtoni dëshiron të kthehet në Marrëveshjen e Klimës në Paris është një pikë e fortë fillestare për partneritetin transatlantik. Por ajo pret që mbështetësit e Presidentit në largim, Donald Trump të vazhdojnë të kenë ndikim.

Ish-ministri i Jashtëm Joschka Fischer nuk pret që SHBA të kthehen në raportet e mëparshme

Joschka Fischer tha në Deutschlandfunk se ai e sheh plot shpresa ceremoninë e marrjes së detyrës nga Joe Biden sot dhe se shumë gjëra do të jenë ndryshe dhe më mirë. Por ai nuk ka iluzione se gjithçka do të jetë siç ishte dikur në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Mbetet të shihet nëse dhe çfarë ndryshimesh mund të sjellë presidenca e re. Nuk duhet harruar se pothuajse gjysma e elektoratit amerikan votuan për Trumpin, theksoi Fischer.

Kjo nuk e bën më të lehtë punën për Bidenin dhe zëvendëspresidenten e zgjedhur Harris. Fischer tha se tani e ka radhën qeveria gjermane, që të angazhohet më shumë ushtarakisht dhe për sigurinë e saj - për shembull në Mesdheun lindor. Pa Gjermaninë nuk do të ketë sovranitet evropian. Po të mos arrihet kjo, e gjitha do të ecë drejt një Trumpi të dytë, tha ish-ministri i Jashtëm i Gjermanisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco