Kostum ngjyrë lejla, ja domethënia e veçantë e veshjes së zv/Presidentes Kamala Harris

Kostum ngjyrë lejla, ja domethënia e veçantë e veshjes së zv/Presidentes Kamala Harris

22:51, 20/01/2021
A+ Aa A-

Kamala Harris kishte veshur një fustan ngjyrë vjollcë, për nder të Shirley Chisholm, gjatë betimit të saj si nënpresidente e SHBA-ve. 

Chisholm ishte gruaja e parë afrikano-amerikane që kandidoi për presidente e Shteteve të Bashkuara.

Ajo garoi për zgjedhjet presidenciale në 1972, por nuk arriti të fitojë zgjedhjet paraprake për Partinë Demokratike. 

Në një ditë kur asgjë nuk i lihet rastësisë, Kamala kishte zgjedhur një fustan Sergio Hudson dhe një pallto Christopher Rogers, me ngjyrë që tërhoqi vemendjen e të gjithë sytë. Kjo ngjyrë ka qenë ngjyra e përzgjedhur edhe nga Michelle Obama dhe Hillary Clinton. 

Kujtojmë se Kamala Harris është e para grua që zgjidhet si zv/president në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës./K.H/Syri.net/

 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco