VIDEO/ Tre viktima nga shpërthimi në Madrid, po punohej te bolieri

VIDEO/ Tre viktima nga shpërthimi në Madrid, po punohej te bolieri

20:26, 20/01/2021
A+ Aa A-

Një shpërthim i fuqishëm në një godinë në Madrid të Spanjës ka shkaktuar të paktën 3 viktima. Shpërthimi i gazit në godinën shtatëkatëshe shkatërroi katër kate të saj.

Sipas medieve, një punëtor po punonte me bolierin kur ndodhi shpërthimi në godinën që i përket Kishës Katolike.

Pamjet i ngjajnë një skene lufte. Mes viktimave është një 85-vjeçare dhe një burrë, ndërkohë që një viktimë i tretë është nën rrënoja.

Një person i katërt, që mendohet se është ai që po rregullonte bolierin, mbetet i zhdukur.

Rreth 11 persona të tjerë janë plagosur, mes tyre një në gjendje të rëndë. Ky i fundit mendohet se është prift.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco