Ceremonia/ Betohet presidenti i 46-të i SHBA, Joe Biden

Ceremonia/ Betohet presidenti i 46-të i SHBA, Joe Biden

17:50, 20/01/2021
A+ Aa A-

‘Zoti më ndihmoftë’.

Joe Biden është betuar si presidenti i 46 i SHBA-së.

Që nga ky moment, SHBA ka president të ri. Para  tij u betuar dhe zv/presidentja Kamala Harris.

Para marrjes së detyrës, Biden dha një mesazh uniteti, posaçërisht për nevojën e bashkimit për t'u përballur me sfidat e shkaktuara nga pandemia që u mori jetën 400 mijë vetave në Shtetet e Bashkuara dhe shkaktoi shumë vështirësi ekonomike.

‘Duhet të kujtojmë. Ndonjëherë është e dhimbshme të kujtosh, por kështu rimëkëmbemi. Është e rëndësishme ta bëjmë një gjë të tillë si komb,’ tha zoti Biden të martën vonë ndërsa bashkë më zonjën Harris udhëhoqi një ngjarje përkujtimore para Memorialit të Linkolnit për ata që kanë vdekur. Rreth 400 drita u ndezën rreth Pishinës Reflektuese.

Ai më vonë u zotua të ‘fillojë menjëherë nga puna’ pasi të jetë betuar, duke thënë se ‘nuk kemi asnjë sekondë për të humbur kur bëhet fjalë për të trajtuar krizat me të cilat përballemi si komb’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco