Vaksina e BioNTech/Pfizer rezulton me efekt edhe ndaj variantit të ri Covid

Vaksina e BioNTech/Pfizer rezulton me efekt edhe ndaj variantit të ri Covid

11:38, 20/01/2021
A+ Aa A-

Studimi i bazuar tek laboratorët tregon se mutacionet u neutralizuan nga antitrupat e gjakut të pacientëve të vaksinuar.

Vaksina për Covid-19 e zhvilluar nga BioNTech dhe Pfizer duket efektive kundër një lloji të koronavirusit që përhapet me shpejtësi dhe që u zbulua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, ka treguar një studim i bazuar në një laborator i kompanive, sipas Financial Times.

Varianti i njohur si B.1.1.7, ka një numër të lartë mutacionesh, duke ngritur shqetësimet se ato mund të anashkalojnë mbrojtjen imunitare të krijuar nga vaksinat që po shpërndahen në të gjithë botën e që një pjesë e madhe janë prodhuar nga BioNTech dhe Pfizer.

Sidoqoftë, studiuesit në selinë e BioNTech në Mainz zbuluan se një version në provëz i virusit që mbart të gjitha mutacionet e llojit të ri u neutralizua nga antitrupat në gjakun e 16 pacientëve që kishin marrë vaksinën në eksperimentet e mëparshme, gjysma e të cilëve ishin mbi 55 vjeç.

Në një letër, kompanitë thanë se nuk kishte "asnjë ndryshim të rëndësishëm biologjikisht në aktivitetin e neutralizimit" ndërmjet rezultateve të testeve laboratorike mbi versionet zëvendësuese të koronavirusit origjinal dhe variantit të ri. Por autorët paralajmëruan se "evolucioni i vazhdueshëm i Sars-Cov-2 kërkoi monitorim të vazhdueshëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco