Sulm me të gjithë kapacitete ushtarake, Irani tregon forcën përpara inaugurimit të Biden

Sulm me të gjithë kapacitete ushtarake, Irani tregon forcën përpara inaugurimit të Biden

10:33, 20/01/2021
A+ Aa A-

 

Ushtria e Iranit ka nisur një stërvitje të madhe të forcave tokësore përgjatë bregdetit të Gjirit të Omanit, mes përshkallëzimit të tensioneve me SHBA për programin bërthamor.

Televizioni shtetëror i Iranit raportoi se njësit komando, por edhe forcat ajrore po marrin pjesë në këtë stërvitje. Stërvitja është duke u mbikëqyrur nga shefi i Ushtrisë Kombëtare të Iranit Sayeed Abdelrahim Mousavi. Kjo ngjarje vjen vetëm 4 ditë pas testimit të raketave balistike dhe vetëm një ditë para inaugurimit të presidentit të zgjedhur në SHBA, Joe Biden.

Tensionet midis Uashingtonit dhe Teheranit janë rritur mes një sërë incidentesh që rrjedhin nga tërheqja e njëanshme e Trump nga marrëveshja bërthamore e Iranit me fuqitë botërore. Në ditët e fundit të administratës Trump, Teherani kapi një cisternë nafte të Koresë së Jugut dhe filloi pasurimin e uraniumit afër niveleve të shkallës së armëve, ndërsa SH.B.A. dërgoi bombardues B-52, aeroplanmbajtës USS Nimitz dhe një nëndetëse bërthamore në rajon.

Në anën tjetër, Joe Biden ka dhënë sinjale se do të jetë më i butë, duke premtuar se do t’i rikthehet paktin par marrëveshjen bërthamore.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco