Miliarderi kinez, Jack Ma bëhet i gjallë, shfaqet për herë të parë që nga muaji tetor

Miliarderi kinez, Jack Ma bëhet i gjallë, shfaqet për herë të parë që nga muaji tetor

09:32, 20/01/2021
A+ Aa A-

Miliarderi kinez dhe themeluesi i Alibaba, Jack Ma, është shfaqur në publik për herë të parë pasi ai "u zhduk" në tetor, kur autoritetet kineze vendosen kufizime ndaj perandorisë  tij teknologjike.

Videoja u botua nga Tianmu Neës të Mërkurën dhe dyshohet se u regjistrua atë mëngjes, raporton CNN . Ajo tregon njeriun më të pasur kinez, Jack Ma, duke folur me mësuesit në Kinën rurale në ceremoninë e ndarjes së çmimeve që përkoi me Festivalin Laba. Ma, i cili është një ish-mësues anglisht, e bëri arsimin fokusin kryesor të fondacionit të tij.

"Ne do të shihemi përsëri pas përfundimit të epidemisë," thotë ai në video, e cila gjithashtu tregon pamjet e vizitës së tij në një shkollë fillore në fillim të këtij muaji.

Ma nuk është shfaqur në publik ose postime të publikuara në rrjetet sociale që nga fundi i Tetorit, më saktësisht në një fjalim në të cilin ai kritikoi sistemin rregullator kinez që mbyt inovacionin.

"Ne nuk mund të përdorim metodat e djeshme për të rregulluar të ardhmen," tha Ma në atë kohë.

Pekini më pas nisi një kontroll të kompanive të Mao, pezulloi ofertën e parë publike të kompanisë së tij Ant Group me një rekord prej 37 miliardë dollarësh amerikanë dhe autoritetet kineze filluan një hetim antitrust kundër Alibaba dhe i kërkuan Ant Group të ristrukturonte biznesin e saj.

Aksionet e Alibaba u rritën me 6 përqind pasi u lëshua regjistrimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco