Conte fiton votën vendimtare të Senatit për të qëndruar në pushtet

Conte fiton votën vendimtare të Senatit për të qëndruar në pushtet

09:16, 20/01/2021
A+ Aa A-

Kryeministri italian Giuseppe Conte ka fituar një votim vendimtar për të qëndruar në pushtet, disa ditë pasi ish-Kryeministri Matteo Renzi tërhoqi partinë e tij nga koalicioni. Megjithatë, Conte nuk ka shumicë absolute.

Partitë e opozitës thonë se po planifikojnë t’i kërkojnë Presidentit Sergio Mattarella të ndërhyjë për ta detyruar atë të japë dorëheqjen.

Conte, profesor i drejtësisë, ka udhëhequr një koalicion qendror që nga viti 2018. Partitë kryesore në koalicionin e tij janë “Pesë Yjet” dhe Partia Demokratike (PD) e qendrës së majtë.

Kryeministri i tha Senatit se ishte jetike të ruhej kohezioni politik përballë “sfidës historike” të pandemisë.

Duke folur në debatin e Senatit, Renzi i tha Conte të bënte reforma më të guximshme, duke thënë “Italia po e humb mundësinë e saj më të madhe që nga Plani Marshall”, një referencë për ndihmën e SHBA për Evropën e shkatërruar nga lufta në 1948.

Italia ka pasur shumë qeveri të pakicave më parë, por ky rezultat do ta linte Conte më të dobët në një kohë emergjence kombëtare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco