Pence falënderon popullin amerikan: Ishte nderi më i madh i jetës time

Pence falënderon popullin amerikan: Ishte nderi më i madh i jetës time

09:00, 20/01/2021
A+ Aa A-

Në prag të inaugurimit të Presidentit të ri amerikan, Joe Biden, Zëvendës Presidenti amerikan, Mike Pence është përshendetur dhe ka falenderuar qytetarët amerikanë.

Përmes një postimi në Facebook Zv/Presidenti Pence ka thënë se duke shërbyer në këtë detyrë ka qenë nderi më i madh i jetës së tij.

Përshëndetjen e tij e ka shpërndarë në Facebook edhe faqja zyrtare e Shtëpisë së Bardhë.

“Faleminderit për privilegjin e shërbimit si Zëvendës President i juaji gjatë katër viteve, ka qenë nderi më i madh i jetës time. Në emër të Zonjës së Dytë, Karen Pence dhe gjithë familjes tinë, faleminderit dhe Zoti e bekoftë Amerikën”, shkruan Zv/Presidenti amerikan, Mike Pence./BS/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco