Sekretari i Shtetit në ardhje, Blinken: Vlerësoi punën e bërë nga Trump me marrëveshjen Kosovë-Serbi

Sekretari i Shtetit në ardhje, Blinken: Vlerësoi punën e bërë nga Trump me marrëveshjen Kosovë-Serbi

23:17, 19/01/2021
A+ Aa A-

Antony Blinken, Sekretari i Shtetit në ardhje në SHBA, ka folur për kursin e ri të Amerikës në marrëdhëniet ndërkombëtare nën administratën e Joe Biden.

Në lidhje me politikat e Trump, ai ka thënë se ka punë të Shefit të Shtëpisë së Bardhë që i mbështet, dhe marrëveshja në mes të Kosovës dhe të Serbisë është njëra prej tyre, raporton gazeta Express.

“Asnjë parti nuk ka monopol në ide të mira. Të gjitha idetë e mira qëndrojnë. Të mundohemi të avancojmë sigurinë e popullit amerikan jashtë kufijve. Jam i gatshëm të bëjë këtë. Janë një numër i gjërave që ka bërë administrata Trump jashtë të cilat i mbështes”, ka thënë ai.

“Duartrokas punën për normalizim të marrëdhënieve me Izraelin. Ju përmendet edhe punën e kryer mes Kosovës dhe Serbisë. Duartrokas edhe atë dhe punën që është bërë. Presidenti i zgjedhur ka kaluar kohë të shumtë në këto shtete në të kaluarën.

E kemi përmendur disa herë punën që duhet bërë për të çuar Kosovën përpara, dhe me shpresë, edhe Serbinë. Dhe sigurisht të bëjmë aleatët që të investohen më shumë. Në fund, dua të shtoj se presidenti Trump kishte të drejtë që mori një qasje më të fortë ndaj Kinës”, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco