Fjalimi i lamtumirës/ Trump: MAGA është vetëm fillimi...

Fjalimi i lamtumirës/ Trump: MAGA është vetëm fillimi...

22:32, 19/01/2021
A+ Aa A-

Presidenti amerikan, Donald Trump, në ditën e fundit në detyrë, publikoi një fjalim lamtumire drejtuar kombit.

Ai i uroi sukses administratës së re dhe tha se amerikanët duhet të luten për të.

“Ne bëmë atë për të cilën kishim ardhur këtu- madje edhe më shumë”, tha Trump.

Ai dënoi trazirat në Kapitol. “Amerikanët u terrorizuan nga sulmi në Kapitolin tonë. Dhuna politike nuk mund të tolerohet,” tha Trump.

Por teksa përballet me një tjetër gjyq për shkarkim, Trump tha se lëvizja “Ta bëjmë Amerikën të Madhe sërish” (MAGA) sapo ka nisur.

“Tani, teksa përgatitem për të dorëzuar pushtetin, dua që ta dini se lëvizja që kemi nisur sapo ka filluar,” tha ai.

Në fjalimin e tij Trump rreshtoi arritjet e këtyre viteve.

“Unë jam krenar sepse jam presidenti i parë në dekada që nuk kam nisur asnjë luftë,” tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco