Lajmi i keq: Një dozë e vetme e Pfizer ofron më pak mbrojtje

Lajmi i keq: Një dozë e vetme e Pfizer ofron më pak mbrojtje

20:22, 19/01/2021
A+ Aa A-

Izraeli është vendi që aktualisht po udhëheq garën e vaksinimit në botë.

Por njeriu që drejton fushatën e vaksinimit atje ka paralajmëruar se një dozë e vetme me vaksinën e Pfizer ofron më pak mbrojtje nga sa ishte shpresuar fillimisht.

Ky lajm vjen në kohën kur Izraeli raportoi 10 mijë raste të reja të hënën, shkruan Guardian.

Nachmang Ash tha se një dozë e vetme e Pfizer ofron më pak mbrojtje nga sa kishte sugjeruar kompania.

Në kontrast, ata që kanë marrë dozën e dytë të Pfizer, kanë një rritje prej 6 deri në 12 përqind të antitrupave.

Fakti që disa vaksina janë më pak mbrojtëse pas një doze të vetme njihet. Pfizer thotë se një dozë e vetme ofron 52 përqind mbrojtje. Për shkak të mungesës së vaksinave, disa vende kanë sugjeruar që të shtyjnë marrjen e dozës së dytë.

Por ekspertët kanë paralajmëruar që të mos bëhet një gjë e tillë pasi do humbasë edhe ajo mbrojtje e ofruar nga doza e parë.

Të dhënat nga Izraeli mbështesin këtë teori.

Për momentin, Izraeli ka vaksinuar mbi 2 milionë banorë me dozën e parë dhe 400 mijë edhe me dozën e dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco