Arrestohet protestuesja/ Dyshohet se vodhi laptopin e Nancy Pelosit

Arrestohet protestuesja/ Dyshohet se vodhi laptopin e Nancy Pelosit

10:10, 19/01/2021
A+ Aa A-

Një protestuese në SHBA që dyshohet se ka vjedhur një laptop nga zyra e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesëve, demokrates Nancy Pelosi, gjatë trazirave në Kongres, është arrestuar, bën të ditur BBC.

Riley June Williams 22-vjeçare është arrestuar në Pennsylvania me akuza për futje të dhunshme dhe ilegale në ndërtesë dhe sjellje të çrregullt. Një ish i dashur i Rileyt, në betim, ka thënë se ajo kishte planifikuar të shiste të dhënat e vjedhura te inteligjenca ruse.

Pesë persona vdiqën në trazirat në Kongres më 6 janar, kur protestuesit pro-Trump u futën në ndërtesë për të ndaluar Kongresin që ta certifikonte fitoren e Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së. Më tepër se 200 raste janë hapur ndaj personave që janë futur në Kongres.

22-vjeçarja Williams është arrestuar dje.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco