Tetë muaj i shtruar në spital me COVID, 59 vjeçari kthehet në shtëpi, ja çfarë thonë mjekët

Tetë muaj i shtruar në spital me COVID, 59 vjeçari kthehet në shtëpi, ja çfarë thonë mjekët

08:49, 19/01/2021
A+ Aa A-

Revista Time ka shkruar ditën e sotme për një pilot të British Airways i cili është kthyer në shtëpi pas 243 ditësh i shtruar në spital me COVID-19.

Nicholas Synnot 59 vjeç u shtrua në spital në Texas në mars dhe doli nga aty para Krishtlindjeve për të shkuar në shtëpinë e tij në Betchworth, Surrey.

Ai po rikuperohet me gruan e tij Nicola, 54 vjeç e cila kaloi çdo ditë në shtratin e tij në spital dhe kontribuoi në shërimin e tij.

Babai i dy fëmijë tha për ABC 30 News pasi u largua nga spitali :

''Kam kaluar një frazë të errët psikologjikisht. Ishte një udhëtim i vështirë, por, ne ja arritëm dhe ja ku jemi." 

Ai shtoi: "Me mbështetjen e gruas time dhe mendimin për t'u kthyer te fëmijët e mi, ja dola'.

Mjekët thanë se ai fillimisht ishte vendosur në ventilator për shkak të frymarrjes dhe më pas në një makinë zemre dhe mushkërish përpara se të fillonte të rikuperohej.

Dr Biswajit Kar, një kardiolog që trajtoi Z. Synnott, tha:

“Çdo organ i trupit të tij u prek nga Covid-19. Por megjithatë, për shkak se shëndeti i tij ishte aq i mirë  para se të sëmurej, ai mundi të mbijetonte diçka kaq serioze sa kjo "

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco