Pushtimi i Kapitolit: Video e re me skena të pabesueshme që u zhvilluan brenda ndërtesës

Pushtimi i Kapitolit: Video e re me skena të pabesueshme që u zhvilluan brenda ndërtesës

08:54, 18/01/2021
A+ Aa A-

Pushtimi i Kapitolit më 6 janar është pa dyshim një faqe të errët në historinë amerikane, e cila ka lënë pas shumë ‘’dokumente’’ të turpshme shumë prej të cilave janë përdorur tashmë për të arrestuar dhe ndjekur ‘’protagonistët’ e saj.

Megjithëse fotografi dhe video të shkurta të panumërta janë lëshuar brenda ndërtesës në kohën e ndërhyrjes të cilat tregojnë kaosin në korridore dhe përpjeket e dështuara të policisë për të përmbajtur turmën, videoja e publikuar dje nga Neë Yorket është tronditëse.

Videoja përmban pamje të marra nga korrespodenti veteran i luftës i revistës Luke Mogelson të cilat kapin skena të pamendueshme që shpalosen brenda sallës së mbledhjeve të Senatit.  

Po përvec regjistrimeve të ngjarjeve ato gjithashtu ofrojnë një vështrim në mendjen e njerëzve që pushtuan qëndrën e republikës amerikane atë pasdite duke kërkuar prova që do të provonin tradhëtinë kundër tyre pasi i kishin besuar plotësisht Donald Trump.

Mogelson ndoqi ndërhyrësit brenda ndërtesës dhe regjistori dialogët midis tyre në momente qetësie në sallën e gjyqit, si dhe përpjekjet e detektivëve të vetë-caktaur për të gjetur ‘’prova inkriminuese për ‘’tradhëtarët’’.

 Planet përfshijnë mosmarrëveshje mbi "sjelljen" e duhur gjatë pushtimit , një nga ndërhyrësit që shfleton një skedar, duke thënë "patjetër do të ketë diçka për të përdorur kundër leckers" dhe të tjerët të gatshëm të hapin laptopët dhe sirtarët e senatorëve, duke kërkuar . Në të njëjtën kohë tani i mirënjohuri "Shaman QAnon" (ose Jake Angeli), pasi parakaloi me veshjen e tij të çuditshme, ai u lë një shënim senatorëve dhe drejtoi një lutje në grup, në të cilën pushtuesit falënderojnë Zotin që i lejoi të hynin në Kapitol!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco