Arrestimi i Navalny në Moskë, reagon SHBA: Te lirohet menjëherë

Arrestimi i Navalny në Moskë, reagon SHBA: Te lirohet menjëherë

08:32, 18/01/2021
A+ Aa A-

Shtetet e Bashkuara dhe disa vende europiane kanë kërkuar lirimin e politikanit të opozitës Alexei Navalny nga paraburgimi rus.

Navalny, u arrestua nga policia menjëherë pasi mbërriti në Moskë ditën e dielë.

Ai u largua nga Rusia para pesë muajsh pasi u helmua, për të cilin ai fajësoi autoritetet ruse.

Qeveria e ruse mohoi helmimin e Navalny.

Akuzat e politikanit të opozitës janë mbështetur megjithatë nga raportet e gazetarëve investigues.

Duke reaguar ndaj arrestimit të tij, SH.B.A. dhe BE bënë thirrje që Navalny të lirohet.

Sekretari i Shtetit i SHBA, Mike Pompeo, tha se autoritetet ruse po përpiqeshin të heshtnin kritikët e tyre. Ai bëri thirrje për “lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar” të Navalny.

“Liderët politikë të sigurt nuk kanë frikë nga zërat konkurrues, as nuk kryejnë dhunë ndaj ose ndalojnë padrejtësisht kundërshtarët politikë,” –tha Pompeo.

Edhe Jake Sullivan, këshilltari i sigurisë kombëtare të presidentit, Joe Biden tha se Alexei Navalny, duhet të lirohet menjëherë.

“Sulmet e Kremlinit ndaj Navalnyt nuk janë vetëm shkelje e të drejtave të njeriut, por edhe një fyerje ndaj popullit rus që dëshiron të dëgjohet zëri i tyre”, tha Sullivan.

Byroja për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale njoftoi se rusi do të jetë në burg deri në vendimin e ardhshëm të gjykatës.

Navalny vendosi të kthehej në Rusi edhe pse e dinte që mund të arrestohej. Kundërshtari i Kremlinit ishte në Gjermani, ku u transferua në muajin gusht pasi u sëmurë papritmas sepse ishte helmuar me një agjent nervor.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco