Britania i mbyll të gjitha korridoret e udhëtimit deri më 15 shkurt

Britania i mbyll të gjitha korridoret e udhëtimit deri më 15 shkurt

07:46, 18/01/2021
A+ Aa A-

Të gjithë korridoret e udhëtimit në Mbretërinë e Bashkuar, të cilat lejojnë ardhjet nga disa vende të caktuara pa karantinë, tani janë mbyllur, njofton BBC.

Udhëtarët që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar, qoftë me anije, tren apo aeroplan, gjithashtu duhet të tregojnë provën e një testi negativ Covid-19 për t'u lejuar hyrja. Testi duhet të bëhet brenda 72 orësh para udhëtimit dhe kushdo që mbërrin pa një të tillë, përballet me një gjobë deri në 500 paund.

Të gjithë udhëtarëve do t'u kërkohet ende karantinë deri në 10 ditë.

Periudha e izolimit mund të ndërpritet me një test negativ pas pesë ditësh.

Qeveria ka thënë se mbyllja e korridorit të udhëtimit do të jetë në fuqi të paktën deri në 15 shkurt.

Sipas rregullave të reja, udhëtarët që vijnë nga Ishujt Falklands, St Helena dhe Ascension janë të përjashtuar.

Ata që mbërrijnë nga disa ishuj të Karaibeve përjashtohen deri në orën 4.00 GMT të së enjtes, më 21 janar.

Sekretari i Punëve të Jashtme, Dominic Raab tha për BBC të dielën se Shëndetësia Publike në Angli do të shtojë kontrollet mbi udhëtarët të cilët duhet të vetizolohen.

Ai tha se kontrollet e zbatimit në kufij gjithashtu “do të shtohen" dhe shtoi se kërkesa për të gjithë të mbërriturit, për t’u vetizoluar në hotele, ishte një "masë e mundshme" që qeveria po e mbante nën shqyrtim.

Më parë, qeveria njoftoi se një skemë e mbështetjes financiare për aeroportet në Angli do të hapej këtë muaj si reagim ndaj kufizimeve të reja të udhëtimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco