Inagurimi i Biden: protesta të vogla rreth disa godinave qeveritare të fortifikuara Prani e larte e trupave dhe policise te armatosur rende perrteh godinave qeveritare ne SHBA

Inagurimi i Biden: protesta të vogla rreth disa godinave qeveritare të fortifikuara

06:47, 18/01/2021
A+ Aa A-

Grupe të vogla protestuesish -  disa prej tyre të armatosur - u mblodhën të dielën pranë godinave qeveritare në SHBA, ku tensionet janë të larta pas trazirave vdekjeprurëse në Kapitol në Uashington. Protestat u mbajtën jashtë ndërtesave qeveritare në kryeqytetet e Teksas, Oregon, Michigan, Ohio dhe gjetkë.

Por shumë godina të tjera shtetërore qenë të qeta, pas një rritjeje të sigurisë në të gjithë SHBA. Nuk u raportua për asnjë përplasje.

FBI kishte paralajmëruar për protesta të armatosura përpara inaugurimit të së mërkurës. Presidenti i zgjedhur Joe Biden do të marrë detyrën dy javë pasi protestuesit pro-Trump sulmuan Kapitolin e SHBA në Uashington DC në 6 janar, ku mbetën pesë të vdekur, përfshirë një oficer policie.

Më shumë se 25,000 trupa të Gardës Kombëtare janë duke u vendosur për të krijuar siguri në Uashington. Për të treguar se sa zyrtarët janë të shqetësuar për trazirat e mundshme, Sekretari i Ushtrisë Ryan McCarthy i tha Associated Press të dielën se të gjithë anëtarët e Gardës po verifikoheshin për shkak të frikës nga një kërcënim i brendshëm.

Gjithashtu të dielën, një zyrtar i qarkut nga New Mexico u arrestua në Uashington në lidhje me trazirat në Kapitol të SHBA në 6 janar. 

Couy Griffin, themeluesi i një grupi të quajtur Cowboys për Trump, ishte zotuar të kthehej ditën e inaugurimit me armë zjarri “që të përqafoj ndryshimin tim të dytë".

Shumë qytete ishin përgatitur për protesta potencialisht të dhunshme gjatë fundjavës, duke ngritur barriera dhe duke vendosur mijëra trupa të Gardës Kombëtare.

Postimet në rrjetet online pro-Trump dhe ekstremit të djathtë kishin bërë thirrje për demonstrata të armatosura të dielën në veçanti, por ndjekësve të tyre iu tha edhe që të mos merrnin pjesë, duke iu kujtuar masat e rrepta të sigurisë ose duke pretenduar se protestat e planifikuara ishin kurthe policie. Turma të vogla protestuesish që numëroheshin në dhjetëra u mblodhën vetëm në disa qytete, duke lënë rrugët që rrethonin shumë godinashtetërore kryesisht të boshatisura.

Në foto: Anëtarë të "Boogaloo Bois" u panë jashtë godinave në Lansing, Michigan.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco