FOTO/ Alexei Navalni kthehet në Moskë, policia e pret me prangat gati

FOTO/ Alexei Navalni kthehet në Moskë, policia e pret me prangat gati

19:49, 17/01/2021
A+ Aa A-

Lideri i opozitës ruse Alexei Navalny ka mbërritur në Moskë për herë të parë që kur ai gati u vra nga një sulm me një agjent nervor vitin e kaluar.

Fluturimi i tij nga Berlini u devijua nga një prej aeroporteve të Moskës në një tjetër, pasi mbështetësit u mblodhën për ta pritur atë. Policia e arrestoi menjëherë sapo ai dorëzoi pasaportën për kontroll.

Më herët ai u tha gazetarëve që e shoqëronin se ‘ishte i lumtur që ishte kthyer në shtëpinë e tij.

Aktivisti tha se autoritetet ishin përpjekur ta eliminonin, por një gjë e tillë është mohuar deri tani nga Kremlini.

Navalny përfundoi në koma në një fluturim në Siberi gushtin e kaluar. Më vonë u zbulua se ai ishte helmuar me një agjent nervor të quajtur Novichok.

Autoritetet ruse e kishin paralajmëruar se mund të përballet me burgim pasi nuk kishte respektuar një shërbim paraburgimi të vendosur nga një dënim i mëparshëm.

Ai gjithmonë e ka konsideruar çështjen si të motivuar politikisht.

Navalny ka akuzuar Putin po bën gjithçka që mundet për të ndaluar që kundërshtari i tij të kthehet duke trilluar akuza të reja kundër tij.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco