Për herë të parë botë/ Zvicra referendum mbi masat e qeverisë anti-Covid

Për herë të parë botë/ Zvicra referendum mbi masat e qeverisë anti-Covid

14:54, 17/01/2021
A+ Aa A-

Aktivistët zviceranë kanë bërë një referendum mbi dhënien fund të kufizimeve COVID-19 që ka vendosur qeveria.

Shoqata Freunden der Verfassung (Miqtë e Kushtetutës), ka paraqitur një kërkesë në Kancelarinë Federale me 90,000 nënshkrime.

Ligji zvicerian nënkupton që çdo peticion që mbështetet nga më shumë se 50,000 njerëz, do të shkojë në një referendum kombëtar.

Shoqata ka argumentuar se legjislacioni i qeverisë, i miratuar nga parlamenti në shtator 2020, është "i rrezikshëm, jo etik dhe i panevojshëm".

Muajin e kaluar, autoritetet zvicerane njoftuan popullin për të mbyllur restorantet, baret, objektet sportive dhe institucionet kulturore deri në fund të shkurtit.

Por ‘Miqtë e Kushtetutës’ thonë se lëvizja është "joproporcionale" dhe "dukshëm e paefektshme". 

Zëdhënësi i shoqatës, Christoph Pfluger, është një kritik i njohur i masave ndaj COVID-19 në Zvicër.

Kundërshtarët, gjithashtu thonë se projektligji përqendrohet shumë në masat financiare që qeveria tashmë mund të rregullojë me dekrete federale, pa nevojën e kompetencave emergjente.

Të tjerë, besojnë se ligji i jep qeverisë shumë fuqi për të zbatuar një "sistem të detyrueshëm me vaksina të testuara dobët", diçka që Këshilli Federal e ka mohuar në mënyrë të përsëritur.

Çdo votë për referendumin mbi masat e qeverisë do të bëhet pas qershorit të vitit 2021, kur ligji do të jetë në fuqi për nëntë muaj.

 

Burimi: euronews.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco