Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Ja pacientja e parë me Covid, punonte në laborator/ Si po e mbulon Kina ngjarjen

Ja pacientja e parë me Covid, punonte në laborator/ Si po e mbulon Kina ngjarjen

14:29, 17/01/2021
A+ Aa A-

Shërbimet perëndimore të inteligjencës dhe gazeta Daily Mail kanë një vit që po kërkojnë për një shkencëtare, e cila punonte në laboratorin kinez prej nga mendohet se ka dalë koronavirusi i ri.

Gazeta shkruan se shkencëtarja kineze besohet se është pacientja e parë me Covid-19.

Por Kina po saboton të gjitha përpjekjet për zbulimin e saj.

Huang Yanling punonte në Institutin e Virologjisë në Wuhan. Ajo është etiketuar si Pacientja Zero në raportimet online në fillimet e shpërthimit të virusit.

Dyshohet se virusi ka dalë në mënyrë aksidentale nga laboratori ku kryheshin eksperimente të rrezikshme me koronaviruset e lakuriqëve të natës.

Akoma nuk dihet nëse ajo i ka mbijetuar virusit pasi është infektuar.

Megjithatë kjo mbështet teorinë e Departamentit të Shtetit se ajo ishte shkencëtarja e parë ndër disa të tjerë që u sëmurën me Covid-19 në vjeshtën e vitit 2019, përpara se sëmundja të pranohej zyrtarisht.

Kina i zhduku raportimet e para për shkencëtaren dhe tha se ajo është në gjendje të mirë.

Shërbimet perëndimore të inteligjencës e kanë gjurmuar gruan, në të 20-tat, por nuk e kanë gjetur dot.

Në një deklaratë një ditë më parë, Departamenti i Shtetit u ankua se Kina ka penguar hetuesit që të merren me shkencëtarët e institutit në Wuhan, përfshi edhe ata që u sëmurën në vjeshtën e vitit 2019.

Ka raportime se kreu i DASH, Mike Pompeo do deklarojë se virusi ka dalë nga laboratori kinez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vaksina17/01/2021 16:35

Komuniste te qelbur , prandaj duhet crenjosur komunizmi qe I kontaminon trurin njerezve dhe pastaj I perdor si do. Po te kishte ndodhur ne nje vend demokratik dhe te hapur Nuk do kishte mare keto permasa por do pranohej cfare kishte ndodhur dhe do shmangej perhapja. Kine me komuniste te qelbur . Mallkuar komunistet kudo ku jane.

Shto koment

Denonco