Rastet e shtuara në Kinë/ Panik nga vala e tretë e Covid,  për 5 ditë ndërtohet spitali me 1500 dhoma

Rastet e shtuara në Kinë/ Panik nga vala e tretë e Covid, për 5 ditë ndërtohet spitali me 1500 dhoma

09:22, 17/01/2021
A+ Aa A-

Kina përfundoi ndërtimin e një spitali në Nangong me 1,500 dhoma për pacientët e infektuar me COVID-19 për të luftuar një rritje të infeksioneve si pasojë e variantit të ri të sëmundjes.

Përfundimi i spitalit përfundoi të shtunën dhe çdo dhomë është 18 metra katrorë dhe është e pajisur me shtretër, ngrohje, tualet dhe internet.

Pritet që edhe 5.000 dhoma tjera të ndërtohen, ndërsa qendra e madhe e izolimit është ndërtuar në vendin e një fabrike që gjendet në periferi të qytetit.

Qeveria tha se rastet me variantin më të ri të Covidit janë më të vështira për t’u kontrolluar dhe se fajëson njerëzit e infektuar ose mallrat nga jashtë. Koronavirusi u zbulua për herë të parë në qytetin qendror të Wuhan në fund të vitit 2019.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco