Mike Pence telefonon Zv.Presidenten Harris pĂ«r t’i uruar fitoren nĂ« zgjedhje

Mike Pence telefonon Zv.Presidenten Harris pĂ«r t’i uruar fitoren nĂ« zgjedhje

14:17, 16/01/2021
A+ Aa A-

Nënpresidenti amerikan, Mike Pence ka telefonuar nënpresidenten e zgjedhur, Kamala Harris për ta uruar për fitoren në zgjedhje, thanë dy persona që ishin në dijeni për këtë çështje. Ky është kontakti i parë në mes të zyrtarëve të administratës së re dha administratës në largim të SHBA-së, raporton Associated Press.

Presidenti në largim, Donald Trump ende nuk e ka uruar presidentin e zgjedhur Joe Biden për fitoren në zgjedhjet e 3 nëntorit, 2020.

Trump ka pretenduar se ka pasur mashtrime në zgjedhje, por ai nuk ka dhënë prova për këto pretendime. Më 6 janar, mbështetësit e tij, sulmuan Kongresin amerikan, në kohën kur aty po certifikohej fitorja e Bidenit në zgjedhje.

Pence ka biseduar me Harris tĂ« enjten dhe thuhet se ata kanĂ« zhvilluar njĂ« “bisedĂ« tĂ« mirĂ«â€, thanĂ« personat qĂ« ishin nĂ« dijeni me kĂ«tĂ« bisedĂ«. Pence raportohet se e ka uruar Harrisin dhe i ka ofruar mbĂ«shtetjen e tij.

Kjo telefonatë mes Pence dhe Harris vjen kur kanë mbetur më pak se një javë kur Biden dhe Harris do të inaugurohen si president dhe nënpresidente e SHBA-së.

SHBA-ja po përgatitet për inaugurimin e Bidenit dhe mijëra trupa të Gardës Kombëtare janë vendosur në Uashington, pas sulmit në Kongres ku u vranë pesë persona. Byrja Federale e Hetimeve (FBI) ka paralajmëruar për mundësinë e protestave të armatosura në mbarë vendin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco