Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

Norvegji, 23 të vdekur pasi bënë vaksinën e Pfizer! Sa shqetësuese është situata?!

Norvegji, 23 të vdekur pasi bënë vaksinën e Pfizer! Sa shqetësuese është situata?!

09:59, 16/01/2021
A+ Aa A-

Njëzet e tre persona vdiqën në Norvegji brenda disa ditëve pas marrjes së dozës së parë të vaksinës së Pfizer kundërr COVID-19. Të gjithë ishin në azile të të moshuarve dhe 13 nga ato vdekje me sa duket patën lidhje me efektet anësore të vaksinës, njofton New York Post.

Reagimet e zakonshme ndaj vaksinës, përfshirë temperaturën dhe të përzierat, "mund të kenë kontribuar në një rezultat vdekjeprurës tek disa pacientë të dobët", tha Sigurd Hortemo, mjeku kryesor në Agjencinë Norvegjeze të Barnave, në një deklaratë të premten. Të 13 pacientët në azilet ishin të paktën 80 vjeç.

Ndërsa zyrtarët nuk shprehën shqetësim serioz, ata po i rregullojnë udhëzimet se cilët duhet ta bëjnë vaksinën.

Lajmi vjen pak më shumë se një javë pasi zyrtarët raportuan vdekjen e vetëm dy banorëve të azileve të pleqve pasi ata bënë vaksinën e Pfizer.

Më shumë se 30,000 njerëz në Norvegji e kanë marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer ose Moderna të koronavirusit që nga fundi i muajit të kaluar, sipas shifrave zyrtare.

"Ne nuk jemi të shqetësuar nga kjo," i tha Steinar Madsen, drejtor mjekësor pranë agjencisë, televizionit norvegjez NRK.

"Është mjaft e qartë se këto vaksina kanë shumë pak rrezik, me një përjashtim të vogël për pacientët më të dobët." "Mjekët tani duhet të marrin parasysh me kujdes se kush duhet të vaksinohet," shtoi ai. "Ata që janë shumë të dobët dhe në fund të jetës mund të vaksinohen pas një vlerësimi individual."

Përveç atyre që vdiqën, nëntë patën efekte anësore serioze - përfshirë reagime alergjike, shqetësime të forta dhe ethe të forta - ndërsa shtatë patën më pak të rënda, përfshirë dhimbje të forta në vendin e injektimit.

Në total, më shumë se 57,000 raste dhe 500 vdekje të lidhura me koronavirusin janë raportuar në Norvegji, sipas Universitetit Johns Hopkins. Zyrtarët shëndetësorë vunë në dukje se rreth 400 persona vdesin çdo javë në azilet e të moshuarve.

Një përfaqësues i Pfizer tha se gjigandi farmaceutik është "i vetëdijshëm për vdekjet e raportuara" pas administrimit të vaksinës në Norvegji dhe po punon me Agjencinë Norvegjeze të Barnave "për të mbledhur të gjitha informacionet përkatëse".

"Autoritetet norvegjeze i kanë dhënë përparësi imunizimit të banorëve në azile, shumica e të cilëve janë shumë të moshuar e me probleme mjekësore dhe disa janë të sëmurë në mënyrë kronike," tha një zëdhënëse në një deklaratë.

“(Agjencia Norvegjeze e Mjekësisë konfirmon) se numri i incidenteve deri më tani nuk është alarmues dhe në përputhje me parashikimin." "Të gjitha vdekjet e raportuara do të vlerësohen plotësisht nga (agjencia) për të përcaktuar nëse këto incidente kanë lidhje me vaksinën," shtoi kompania.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco