Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Zemërim në Bashkimin Evropian për vonimin e dërgesave me vaksina nga Pfizer

Zemërim në Bashkimin Evropian për vonimin e dërgesave me vaksina nga Pfizer

07:01, 16/01/2021
A+ Aa A-

Disa shtete të BE po marrin dukshëm  më pak doza të vaksinës së koronavirusit të Pfizer sesa ato prisnin, pasi firma amerikane i ngadalësoi dërgesat.

Gjashtë  shtete e quajtën situatën "të papranueshme" dhe e paralajmëruan atë se po "ulte besueshmërinë e procesit të vaksinimit".

Suedia, Danimarka, Finlanda, Lituania, Letonia dhe Estonia i kërkuan BE-së të ushtronte presion mbi Pfizer-BioNTech.

Pfizer tha që dërgesat e reduktuara ishin një çështje e përkohshme.

Në një deklaratë leshuar të oremten, prodhuesi i ilaçeve tha që dërgesat po ndikoheshin nga ndryshimet në proceset e saj të prodhimit, bërë për të rritur prodhimin.

"Megjithëse kjo do të ndikojë përkohësisht tek dërgesat në fund të janarit deri në fillim të shkurtit, do të sigurojmë një rritje të konsiderueshme të dozave të disponueshme për pacientët në fund të shkurtit dhe marsit," tha Pfizer.

Kompania tha se azhurnimet e saj të prodhimit do të kishin gjithashtu një "ndikim afatshkurtër" në shpërndarjen e vaksinave në Mbretërinë e Bashkuar. Pavarësisht kësaj, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha se ende planifikon të arrijë objektivin e saj të vaksinimit të të gjitha grupeve prioritare deri në mes të shkurtit - rreth 15 milionë njerëz.

Vaksina nga Pfizer nuk është e vetmja e disponueshme në Mbretërinë e Bashkuar, pasi janë dhe vaksinat e Universitetit të Oksfordit dhe AstraZeneca duke u shpërndarë.

Bashkimi Evropian nuk është plotësisht i varur as në vaksinën e Pfizer, pasi ka miratuar një vaksinë të prodhuar nga kompania amerikane Moderna për përdorim.

Megjithatë, ky zhvillim pritet të ngadalësojë ritmin e programeve të vaksinimit. Ministria gjermane e shëndetësisë e quajti njoftimin e Pfizer të habitshëm dhe për të ardhur keq.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen tha se ajo kishte marrë siguri nga shefi ekzekutiv i Pfizer se të gjitha porositë e garantuara për shpërndarjen në tremujorin e parë të vitit do të mbërrinin.

Javën e kaluar, zonja von der Leyen tha se Pfizer kishte rënë dakord të furnizonte BE-në me 600 milionë doza këtë vit, me dyfishin e porosisë së saj fillestare.

Ky premtim është pak për të qetësuar qeveritë evropiane që po luftojnë për të nënshtruar një variant të Covid-19 me përhapje të shpejtë të zbuluar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco