Mbi 300 të identifikuar në sulmin ndaj Kapitolit

Mbi 300 të identifikuar në sulmin ndaj Kapitolit

06:40, 16/01/2021
A+ Aa A-

Prokurorët amerikanë që ndjekin në mënyrë intensive autorët e sulmit në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara kanë identifikuar gati 300 individë të dyshuar për përfshirje në aktet e dhunshme që lanë të vdekur pesë persona, njoftuan zyrtarët të premten, njofton Zeri i Amerikes.

Numri i të dyshuarve nën hetim - 275 që nga e premtja në mëngjes - pritej të kalonte 300 deri në fund të ditës dhe të rritej në mënyrë eksponenciale në ditët në vijim, tha Michael Sherwin, ushtrues i detyrës së prokurorit për Distriktin e Kolumbias.

Zyra e zotit Sherwin po udhëheq një hetim të gjerë që përfshin qindra prokurorë dhe agjentë të FBI-së që përpiqen të identifikojnë dhe të ngrenë akuza ndaj mbështetësve të Presidentit Donald Trump që sulmuan Kapitolin javën e kaluar. Duke komplikuar punën e tyre, pothuajse të gjithë, përveç një numri të vogël protestuesish, u lejuan të largoheshin nga Kapitoli ditën e trazirave, dhe besohet se kanë udhëtuar përsëri drejt shteteve të tyre të origjinës.

Deri më sot, zoti Sherwin u tha gazetarëve gjatë një tele-konference, se prokurorët kanë ngritur 98 çështje penale në lidhje me trazirat, shumica e tyre për vepra penale.

Autoritetet në disa raste u mbështetën fillimisht në akuza për shkelje për të arrestuar protestuesit, por "ndërsa hetimi vazhdon, ndërsa ditët dhe javët përparojnë, ne po shohim akuza më të rëndësishme për vepra penale", tha zoti Sherwin.

Akuzat për krim variojnë që nga sulmi ndaj një oficeri të zbatimit të ligjit deri te konspiracioni për rebelim, një akuzë që mbart deri në 20 vjet burg.

Steven D'Antuono, ndihmës drejtori i FBI-së për zyrën në terren në Uashington, tha se më shumë se 100 të dyshuar janë marrë në paraburgim në të gjithë vendin. FBI-ja realizoi më shumë se 40 nga këto arrestime, tha ai.

"Ne kemi ndjekur në mënyrë metodike të gjitha udhëzimet për të identifikuar ata që janë përgjegjës dhe për t'i vënë ata para përgjegjësisë", tha zoti D'Antuono.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco