Ulen tensionet, Macron dhe Erdogan gati të rinisin dialogun

Ulen tensionet, Macron dhe Erdogan gati të rinisin dialogun

20:12, 15/01/2021
A+ Aa A-

Pas tensioneve në rritje gjatë vitit të kaluar, Presidenti i Francës Emanuel Macron dhe homologu i tij turk Rexhep Tajip Erdogan kanë rënë dakord për të rifilluar diaoloun për zgjidhjen e tensioneve mes Ankararë dhe Parisit.

Ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu ka bërë publik lajmin.

Sipas mediave në Turqi që citojnë deklaratën e këtij të fundit, Erdogan i ka shkruar Macron një letër ku i uron për vitin e ri. Davutoglu ka deklaruar se Macron iu përgjigj këtë javë letrës së Erdogan duke nisur përgjigjen e tij në gjuhën turke.

” Këtë javë, morëm përgjigjen, ishte një letër shumë pozitive, e cila thotë se dëshiron të flasë me presidentin tonë, ajo fillon me përshëndetjen” I dashur Tajip “në turqisht “, tha Ministri i Jashtëm turk .

Ankaraja dhe Parisi kanë rënë dakord të thellojnë bashkëpunimin e tyre në zona të caktuara, si lufta kundër terrorizmit apo edhe në Siri dhe Libi, dy çështje në të cilat Turqia dhe Franca kanë shumë ndasi.

Presidenca Franceze, e kontaktuar nga Agjencia Franceze e lajmeve, konfirmoi shkëmbimin e letrave, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi përmbajtjen e tyre./abcnews/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco