Vdiqën pasi morën vaksinën anti-Covid, OBSH nis verifikimet për 23 viktimat në Norvegji

Vdiqën pasi morën vaksinën anti-Covid, OBSH nis verifikimet për 23 viktimat në Norvegji

19:28, 15/01/2021
A+ Aa A-

Vdiqën pasi u vaksinuan kundër koronnavirusit, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka nisur verifikimet për 23 viktimat e moshuara në Norvegji.

OBSH është në kontakt me autoritetet norvegjeze dhe po përpiqet të marrë më shumë informacion mbi vdekjet e 23 të moshuarve në vend, tha zëdhënësi zyrtar për TASS, Tariq Jazarevic.

Ai ka sqaruar se Komiteti Këshillimor i OBSH-së për Sigurinë e Vaksinave po merret gjithashtu me këtë çështje dhe do të informojë publikun sa më shpejt, tha Jazarevic.

Zyrtari i OBSH gjithashtu vuri në dukje se të moshuarit janë vaksinuar si përparësi sepse ata janë më të rrezikuar ndaj virusit. Sidoqoftë, vaksinimi nuk zvogëlon rrezikun e vdekjes nga shkaqe të tjera.

“Vdekjet nga shkaqe të tjera vazhdojnë pas vaksinimit, pa qenë shkak për këtë,” tha Jazarevic.

Zëdhënësi i OBSH-së tha se më shumë se 30 milion njerëz janë vaksinuar kundër koronavirusit deri më sot./ A2/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco