Bilanci i tragjik i pandemisë: Mbi 2 milionë viktima në të gjithë botën

Bilanci i tragjik i pandemisë: Mbi 2 milionë viktima në të gjithë botën

19:21, 15/01/2021
A+ Aa A-

Një tjetër prag tragjik është kapërcyer nga pandemia Covid-19, për sa i përket numrit të viktimave, ku sot janë tejkaluar 2 milionë viktima.

Sipas universitetit John Hopkins, që nga fillimi i pandemisë ka monitoruar situatën epidemiologjike në çdo vend të botës, sot janë tejkaluar 2 milionë viktimat, konkretisht 2,000,905.

Shtetet e Bashkuara kryesojnë këtë renditje të hidhur me pothuajse 390 mijë viktima, të ndjekur nga Brazili me rreth 200 mijë dhe India me 150 mijë.

Vendi i BE-së me më shumë humbje jete mbetet Italia, që ka kaluar sot 81 mijë viktimat. Ndërkohë, të infektuarit në botë me COVID-19 kanë kaluar 93 milionët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco