Sërish shifra të larta/ Britania e Madhe regjistron 1280 viktima nga Covid-19

Sërish shifra të larta/ Britania e Madhe regjistron 1280 viktima nga Covid-19

18:53, 15/01/2021
A+ Aa A-

Britania e Madhe ka regjistruar edhe 1 280 vdekje të reja të shkaktuara nga koronavirusi, duke e rritur totalin në 87295, sipas shifrave të fundit të qeverisë.

Gjithashtu kishte edhe 55 761 raste të konfirmuara laboratorike të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar, duke e rritur numrin e përgjithshëm të tyre në 3 316 019.

Epidemia e Mbretërisë së Bashkuar zyrtarisht vlerësohet të rritet, sipas numrit të fundit R, por të dhënat tregojnë se rastet e reja kanë filluar të bien.

Numri R i Mbretërisë së Bashkuar, i cili merr parasysh rastet, shtrimet në spital dhe vdekjet, vlerësohet të jetë ndërmjet 1.2 dhe 1.3.

Kjo  tregon që numri i përgjithshëm i njerëzve me virus është ende në rritje në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Por në Londër, ku kufizimet e rrepta hynë më herët, numri R është më i ulët. Në kryeqytet, vlerësimi është midis 0.9 dhe 1.2.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco