Indonezi/ Tërmeti 6.2 ballë shkaton 67 viktima dhe qindra të plagosur

Indonezi/ Tërmeti 6.2 ballë shkaton 67 viktima dhe qindra të plagosur

17:43, 15/01/2021
A+ Aa A-

Të premten, një tërmet me magnitudë 6.2 ballë goditi ishullin e Sulawesi në Indonezi, ku të paktën 67 njerëz kanë vdekur.

Nga raportimet e mediave, qindra persona janë plagosur e mijëra kanë mbetur të pastrehë.

Ekipet e shpëtimit, po kërkojnë nën rrënojat e një spitali pjesërisht të shkatërruar ku kanë mbetur të bllokuar, pacientë e familjarë të tyre.

Indonezia është goditur shpesh nga tërmete të forta dhe tsunami.

Dymijë persona humbën jetën në vitin 2018 si pasojë e një tërmeti në ishullin e Sulawesit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco