Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para Bashkisë së Tiranës

SHBA mbetet me vetëm 2500 trupa në Afganistan, siç urdhëroi Trump

SHBA mbetet me vetëm 2500 trupa në Afganistan, siç urdhëroi Trump

12:39, 15/01/2021
A+ Aa A-

Uashington - Ushtria amerikane ka përmbushur qëllimin e saj për të ulur numrin e trupave në Afganistan në rreth 2500 trupa deri të premten, një tërheqje që duket se shkel një vendim ndalimi nga Kongresi të minutës së fundit.

Presidenti Donald Trump, i cili urdhëroi uljen e numrit të trupave në nëntor, tha të enjten se numri i trupave amerikane në Afganistan kishin arritur në minimumin e 19 viteve megjithëse ai nuk përmendi ndodnjë shifër.

Shkurtin e kaluar administrata e tij arriti një marrëveshje me talibanët për të pakësuar trupat amerikane me faza dhe për të arritur në asnjë deri në maj 2021, megjithëse është e paqartë se si do të procedojë administrata e ardhshme e Biden.

Presidenti i zgjedhur Joe Biden, i cili ka mbështetur mbajtjen e një force të vogël kundër terrorizmit në Afganistan si një mënyrë për të siguruar që grupet ekstremiste si al-Kaida nuk do të jenë në gjendje të fillojnë sulmet ndaj Shteteve të Bashkuara, përballet me një numër pikëpyetjesh mbi Afganistanin.

Njëra është mënyra dhe si do të vazhdohet me shkurtime të mëtejshme të trupave. Trump në deklaratën e tij të shkurtër aludoi në dëshirën e tij për të ikur plotësisht nga Afganistani. "Unë gjithmonë do të jem i përkushtuar të ndaloj luftërat e pafund", tha ai, duke iu referuar luftërave të SHBA që janë zvarritur në Afganistan që nga 2001 dhe në Irak në pjesën më të madhe të kohës që nga 2003.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco