Ndërron jetë ish mjeku i presidentit Donald Trump

Ndërron jetë ish mjeku i presidentit Donald Trump

12:12, 15/01/2021
A+ Aa A-

NEW YORK - Dr. Harold N. Bornstein, një ish-mjek i Presidentit të SHBA Donald Trump, ka vdekur në moshën 73 vjeç.

Lajmi për vdekjen e Bornstein, i njohur për deklaratën se Trump është "personi më i shëndetshëm i zgjedhur ndonjëherë president", u botua në nekrologji në "Neë York Times", por shkaku mbeti i panjohur, raportoi AP.

Ai ishte një poet dhe një gastroenterolog dhe e trajtoi Trump për dekada.

Në një intervistë, ai tha: "Më pëlqen Trump, sepse mendoj se edhe ai më pëlqen mua".

Mjeku i njohur për flokët e tij deri në shpatulla, tërhoqi vëmendjen e publikut në dhjetor 2015, kur tha se Trump, se është adhurues i ushqimit të shpejtë dhe do të jetë "pa mëdyshje" presidenti më i shëndetshëm ndonjëherë.

Ai e vlerësoi gjendjen e Trump si "çuditërisht të shkëlqyer".

Bornstein më vonë zbuloi se Trump personalisht diktoi atë vlerësim të gjendjes së tij shëndetësore, duke e quajtur atë "humor të zi" dhe duke pranuar se e shkruajti atë në pesë minuta ndërsa limuzina e kandidatit të atëhershëm presidencial po e priste përpara zyrës, shton AP.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco