Profilet e Shtëpisë së Bardhë në Twitter do të transferohen tek administrata e Biden

Profilet e Shtëpisë së Bardhë në Twitter do të transferohen tek administrata e Biden

12:08, 15/01/2021
A+ Aa A-

Kompania Twitter Inc të enjten tha se do të transferojë profilet zyrtare të Shtëpisë së Bardhë në Twitter tek administrata e Joe Biden kur Presidenti i zgjedhur i SHBA të betohet në 20 janar.

Twitter tha se do të lehtësojë transferimin e profileve institucionale të Shtëpisë së Bardhë në Twitter duke përfshirë adresat @WhiteHouse, @POTUS, @VP, @FLOTUS dhe @PressSec dhe duke shtuar se këto profile nuk do të mbajnë automatikisht, ndjekësit e administratës së mëparshme.

Deklarata nga rrjeti social u botua me shumë detaje në blogun e Twitter dhe aty njoftohej edhe se inagurimi i Presidentit Biden mund të ndiqej direkt, Live, në këtë rrjet.

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco