Viktor Orban: ‘Komisioneri grek nuk duhet të më tregojë se çfarë të bëj’

Viktor Orban: ‘Komisioneri grek nuk duhet të më tregojë se çfarë të bëj’

11:41, 15/01/2021
A+ Aa A-

Budapest - Kapaciteti i Hungarisë për vaksinim tejkalon ndjeshëm stokun e vaksinave, deklaroi sot Kryeministri i atij vendi, Viktor Orbán.

Ai shtoi se procesi mund të përshpejtohet nëse autoritetet hungareze miratojnë vaksinën kineze. Sipas MTI, ai vendim mund të merret brenda pak ditësh

Në një intervistë për një stacion radio hungarez, Orban foli gjithashtu për kërkesën e Komisionerit Evropian për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit, Stella Kiriakides, që vendet anëtare të mos negociojnë veçmas me prodhuesit e vaksinave, duke theksuar se më shumë se 100 hungarezë vdesin çdo ditë.

"Komisioneri grek nuk duhet të më tregojë se çfarë të bëj," tha Orban.

Ai vuri në dukje se Hungaria ka mundësinë të marrë vaksinën kineze në sasi të mëdha, por që së pari duhet të miratohet nga autoritetet shëndetësore në vend.

Orban tha se shpreson që autoritetet të japin një përgjigje të qartë në ditët e ardhshme. Ai gjithashtu nënvizoi se është e pamundur të vaksinohen njerëzit më shpejt, jo sepse, siç deklaroi ai, sistemi hungarez i kujdesit shëndetësor nuk është i aftë të vaksinojë në masë të shpejtë, por për shkak të mungesës së rezervave të vaksinave.

Orbán theksoi se 105,728 njerëz janë vaksinuar deri më tani në Hungari, ndërsa Britania, e cila u largua nga BE, ka vaksinuar katër përqind të popullsisë së saj.

"Shkalla e vaksinimit në BE është nën një përqind për shkak të faktit se nuk ka vaksina të mjaftueshme," tha Orban. Ai tha se tani, "në kohë telashe", detyra është të marrësh vaksinën, dhe jo të drejtosh gishtin nga Brukseli.

Kryeministri i Hungarisë vlerësoi se duket se vala e dytë e pandemisë është shtypur dhe se numri i të rikuperuarve tejkalon numrin e rasteve të reja, dhe ai e quajti "valën e tretë" në pjesë të tjera të Evropës "lajm i keq".

Orbán tha se besimi i hungarezëve në drejtim të vaksinimit po rritet dhe shtoi se vaksina do të merret nga më shumë se 1.7 milion njerëz, më të vjetër se 60 vjeç, të cilët kanë sëmundje kronike.

Kryeministri hungarez vlerësoi se është e mundur që jetët të kthehen në normalitet para verës, nëse miratohet vaksina kineze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco