Lady Gaga dhe Jennifer Lopez do të performojnë në ceremoninë e inaugurimit të Joe Biden

Lady Gaga dhe Jennifer Lopez do të performojnë në ceremoninë e inaugurimit të Joe Biden

11:24, 15/01/2021
A+ Aa A-

Lady Gaga dhe Jennifer Lopez do të performojnë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të zgjedhur amerikan Joe Biden më 20 Janar.

Lady Gaga do të këndojë himnin kombëtar të SHBA-së, ndërsa Jenifer Lopez do të paraqitet me interpretim muzikor.

Ceremonia e betimit do të mbahet me pjesëmarrjen e një numri të kufizuar të njerëzve për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe pas incidenteve në ndërtesën e Kongresit Amerikan më 6 janar.

Jon Bon Jovi, Justin Timberlake dhe Demi Lovato do të interpretojnë gjithashtu në ceremoninë e inaugurimit, në të cilën moderator do të jetë aktori i famshëm amerikan Tom Hanks.

Ditën e ceremonisë, 21 mijë pjesëtarë të Gardës Kombëtare do të shërbejnë në kryeqytetin Washington, ku masat e sigurisë janë ngritur në nivelin më të lartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco