Koreja e Veriut nxjerr në paradë 'armën më fuqishme': raketën e re balistike

Koreja e Veriut nxjerr në paradë 'armën më fuqishme': raketën e re balistike

08:48, 15/01/2021
A+ Aa A-

Koreja e Veriut ka prezantuar një lloj të ri të raketave balistike që lëshohen nga nëndetësja, të përshkruara nga media shtetërore si "arma më e fuqishme në botë".

Disa nga raketat u shfaqën në një paradë që u ndoq nga udhëheqësi Kim Jong-un, raportoi media shtetërore.

Shfaqja e kësaj force ushtarake vjen disa ditë para inaugurimit të Joe Biden si president i SHBA. Ai pason gjithashtu një takim të rrallë politik ku z. Kim e konsideroi SHBA-në si "armikun më të madh" të vendit të tij.

Fotografitë e lëshuara nga media shtetërore e Koresë së Veriut treguan të paktën katër raketa të mëdha bardh e zi që parakalonin teksa turmat e njerëzve valëvisnin flamuj.

Analistët vunë në dukje se ishte një armë e patreguar më parë.

 "Viti i ri, Pukguksong i ri", shkroi eksperti i Koresë së Veriut Ankit Panda, duke përdorur emrin e Koresë së Veriut për raketat e tyre nëndetëse balistike (SLBM).

I veshur me pallto lëkure dhe kapelë gëzofi, z. Kim u fotografua duke buzëqeshur dhe duke përshëndetur me dorë ndërsa shikonte këtë spektakël armatimesh në sheshin Kim Il Sung të Phenianit, ku kishte edhe këmbësori, artileri dhe tanke.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco