Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Tërmet 6.2 ballë në Indonezi: Dhjetra të vdekur dhe qindra të plagosur

Tërmet 6.2 ballë në Indonezi: Dhjetra të vdekur dhe qindra të plagosur

08:05, 15/01/2021
A+ Aa A-

Të paktën 34 njerëz janë vrarë dhe qindra janë plagosur pas një tërmeti të fortë që tronditi ishullin Sulawesi të Indonezisë herët në mëngjesin e të premtes, duke shkaktuar rrëshqitje dheu dhe shkatërruar shtëpi.

Mijëra njerëz u larguan nga shtëpitë e tyre për të kërkuar siguri kur tërmeti me madhësi 6.2 goditi menjëherë pas orës 1 të mëngjesit me kohën lokale të premten në mëngjes. 

Epiqendra ishte gjashtë kilometra në veri-lindje të qytetit Majene në Sulawesi Perëndimore.

Qindra ndërtesa janë shkatërruar ose dëmtuar, duke përfshirë një spital, i cili është shembur,stafi dhe pacintët kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.

Numri i të vdekurve përfshin 26 persona në qytetin Mamuju.

 "Ky numër mund të rritet, por ne shpresojmë që të mos rritet," tha Ali Rahman, kreu i agjencisë lokale të katastrofave. 

"Shumë prej të vdekurve janë nën rrënoja".

Në Majene, katër viktima u raportuan më herët, ndërsa 637 raportohen të plagosur.

 Hyrja në zonat e prekura është një sfidë: rrugët janë bllokuar, urat kanë rënë dhe aeroporti lokal në Mamuju është dëmtuar gjithashtu.

 Energjia elektrike është ndërprerë dhe linjat telefonike gjithashtu.

Videot e shpërndara në mediat sociale tregonin banorët në panik që nxitonin për të shpëtuar.

Tërmeti u ndie fuqishëm dhe zgjati shtatë sekonda. 

Nuk shkaktoi një paralajmërim për tsunami, por njerëzit përgjatë zonave bregdetare u larguan si një masë paraprake.

Kreu i Agjencisë së Meteorologjisë dhe Gjeofizikës në Indonezi (BMKG), Dwikorita Karnawati, tha në një konferencë shtypi se mund të pasojnë goditje të forta dhe se një tërmet tjetër i fuqishëm mund të shkaktojë  një cunami.

Në vitin 2018, qyteti i Palu në Sulawesi u godit nga një tërmet shkatërrues me madhësi 6,2 ballë.

Indonezia është një vend me aktivitet të lartë tektonik.

 Shpesh goditet nga tërmete, shpërthime vullkanike dhe tsuname për shkak të vendndodhjes së tij në "Unazën e Zjarrit".

Rënia e tërmetit të së premtes ka komplikuar më tej dhe pandeminë për shkak  COVID-19 për, ku numri i rasteve ditore ka kapërceur 10,000 këtë javë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco