OBSH mbërrijnë në Wuhan, Kina raporton vdekjen e parë me COVID pas 8 muajsh

OBSH mbërrijnë në Wuhan, Kina raporton vdekjen e parë me COVID pas 8 muajsh

09:14, 14/01/2021
A+ Aa A-

Kina raportoi një vdekje lidhur me Covid-19 , i pari në tetë muaj. 

Kjo u njoftua nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në azhurnimet e tij të përditshme, duke specifikuar se rasti ishte regjistruar në provincën Hebei , shpërthimi më serioz që po ndodh aktualisht në vend. 

Rastet e reja janë në rritje: 138 raste pozitive të reja janë regjistruar, shifra prek nivelet më të larta që nga marsi i vitit 2020.

 Infeksionet e brendshme ishin 124 dhe ato të importuara 14.

Infeksionet e reja të brendshme janë të përqendruara kryesisht në krahinën e Hebei (81) dhe në veri të Heilongjiang (43), i cili të mërkurën shpalli "gjendjën e jashtëzakonshme". 

Ndërkohë, 15  ekspertët ndërkombëtarë të OBSH-së kanë mbërritur në Wuhan dhe do të duhet të punojnë së bashku me shkencëtarët kinezë për të rindërtuar origjinën e virusit . 

Pasi mbërritën dhe zbritën në Wuhan, grupi iu nënshtrua sprovës dhe testit serologjik për Covid-19 në funksion të periudhës së karantinës, përpara se të ishte në gjendje të fillonte hetimet në terren me kolegët kinezë. 

Dy ekspertë rezultuan pozitivë dhe për këtë arsye nuk ishin në gjendje të hynin në vend.

Gjatë dy javëve të izolimit, njoftoi Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë, teknikët do të komunikojnë me homologët vendas përmes lidhjes video, në mënyrë që të vendosin bazat për punën që duhet bërë. 

Misioni i OBSH-së erdhi pikërisht kur më shumë se 28 milion njerëz në veri të Kinës përfunduan në bllokim dhe një provincë, Heilongjiang, hyri në një "gjendje të jashtëzakonshme" për t'i dhënë fund një shpërthimi të koronavirusit, ndërsa situata më kritike është në provincën Hebei, me 22 milion njerëz të bllokuar .

Kina, e cila deri më tani ka mbajtur pandeminë kryesisht  me kontrolle të rrepta dhe testime masive , duke mbështetur kështu rimëkëmbjen ekonomike, po përballet me shpërthime të shpërndara. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco