Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Hetimi i TIMS, frika e socialistëve

Thirrjet për protesta/ Trump apelon për qetësi: Jo dhunës

Thirrjet për protesta/ Trump apelon për qetësi: Jo dhunës

20:24, 13/01/2021
A+ Aa A-

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA po i afrohet votimit për shkarkimin ose jo të presidentit amerikan, Donald Trump.

Kryedemokratja Nancy Pelosi tha se ai duhet të largohet pasi është rrezik për kombin.

Në një deklaratë të re, Trump bëri thirrje që të mos ketë dhunë.

“Në dritën e raportimeve të fundit për demonstrata, u bëj thirrje që të mos ketë dhunë, të mos ketë shkelje të ligjit dhe vandalizma të çdo lloji,” tha Trump.

“U bëj thirrje amerikanëve të ulin tensionet dhe të qetësohen. Faleminderit”.

Trump akuzohet për nxitje të revoltave që përfshinë Uashingtonin javën e kaluar. Vota pro e Dhomës së Përfaqësuesve do të hapte rrugën për votimin në Senat për shkarkimin e Trump.

Disa republikanë kanë lënë të kuptohet se mund të votojnë pro shkarkimit. Por shumica e tyre thonë se vota pro do e përçante akoma më shumë vendin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco