CIA publikon dokumentet sekrete për UFO-t, si mund të shihen online

CIA publikon dokumentet sekrete për UFO-t, si mund të shihen online

16:51, 13/01/2021
A+ Aa A-

Përmes Aktit të Lirisë së Informacionit, mijëra dokumente të CIA-s për objekte fluturues të paidentifikuar, UFO, apo fenomene ajrore të paidentifikuar, UAP, siç i quan qeveria, tashmë mund të shkarkohen në Black Vault, një website që operohet nga autori dhe podcaster-i John Greenwald Jr.

CIA thotë se tashmë kanë bërë publik të gjithë informacionin që kanë për UAP, megjithatë nuk ka asnjë mënyrë për ta vërtetuar që është e vërtetë.

Aksesi te dokumentet erdhi pak para se Pentagoni të raportonte në Kongres se çfarë dinte ushtria për UAP. Kërkesat për informacion mbi alienët ishin aq shumë saqë CIA përpiloi një CD, i siguruar nga Greenwald dhe ngarkuar në Black Vault.

Greenwald thotë se ai beson që dokumentet janë të vështirë për t’u zbërthyer, për arsye të kuptueshme.

‘CIA e ka bërë pabesueshmërisht të vështirë për të përdorur rekordet e saj në mënyrë të arsyeshme’, thotë për file formatin e vjetër. ‘Për mendimin tim, ky format i vjetër e bën të vështirë shikimin e dokumenteve nga njerëzit dhe përdorimin për arsye studimore’.

Midis dokumenteve më intrigues është një dokument i redaktuar rëndshëm që tregon se një ish ndihmësdrejtor për shkencën e teknologjinë ‘shfaqi interes’ për një objekt të veçantë pa emër.

‘Ai vendosi ta shqyrtonte personalisht e më pas dha një këshillë për të ecur përpara. Ajo këshillë është sekret’, shkroi Greenwald në Twitter.

Vitin e kaluar, Departamenti i Mbrojtjes deklasifikoi zyrtarisht një video tronditëse të marrë nga pilotë të flotës më 2004 e 2015,që pushtoi faqet kryesore kur u publikua për herë të parë  nga To The Stars Academy, një grup kërkimor për UFO-t i themeluar nga Tom DeLonge më 2017 e 2018.

Në atë kohë, Departamenti  vlerësoi se filmimi nuk zbulon sisteme apo kapacitete sensitive dhe nuk pengon hetime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco