Virusi tjetër që shqetëson Azinë

Virusi tjetër që shqetëson Azinë

16:20, 13/01/2021
A+ Aa A-

Shkalla e vdekjes së virusit Nipah shkon deri në 75% dhe për të nuk ka vaksinë. Ndërsa bota është fokusuar te Covid-19, shkencëtarët po punojnë fort për t’u siguruar që mos të shkaktojë pandeminë e radhës.

Ishte 3 janar 2020 dhe Supaporn Wacharapluesadee ishte në pritje të një pakoje. Qenë përhapur fjalë për një lloj sëmundjeje respiratore që prekte njerëzit në Wuhan të Kinës, dhe ndërsa viti i ri hënor po afrohej, shumë turistë kinezë i ishin drejtuar Tajlandës për të festuar. Me kujdes, qeveria tajlandeze nisi të kontrollonte pasagjerët që mbërrinin në aeroport nga Wuhani, dhe disa laboratorë të përzgjedhur përfshirë edhe atë të Wacharapluesadees, ishin caktuar për të përpunuar kampionët për të parë nëse kishte probleme.

Wacharapluesadee është një gjahtare virusesh eksperte. Ajo drejton qendrën e Kryqit të Kuq tajlandez për sëmundjet emergjente infektive, në Bangkok. Gjatë dhjetë vjetëve të fundit ajo ka qenë pjesë e Predict, një nismë botërore për dallimin dhe ndalimin e sëmundjeve që kalojnë nga kafshët te njerëzit.

Ajo dhe ekipi i saj kanë marrë kampionët nga shumë specie, por fokusi është te lakuriqët, të cilët njihen si bartës të shumë coronaviruseve.

Ata ishin të gjendje ta kuptonin sëmundjen brenda pak ditëve, duke zbuluar rastin e parë të Covid-19 jashtë Kinës. Zbuluan se  - përveçse ishte një virus i ri që nuk e kishte origjinën te njerëzit – ishte i ludhur ngushtë me coronaviruset që ata i kishte gjetur ndërkohë te lakuriqët. Falë informacionit të hershëm, qeveria ishte në gjendje të vepronte shpejt duke karantinuar të prekurit dhe këshilluar qytetarët. Pavarësisht se është vend me thuajse 70 milionë banorë, Tajlanda, deri më 3 janar 2021, ka shënuar vetëm 8955 raste dhe 65.

E ndërsa bota lufton me Covid-19, Wacharapluesadee është përqendruar tashmë te pandemia e ardhshme.

Azia ka një numër të lartë sëmundjesh infektive emergjente. Rajonet tropikale kanë një gamë të gjerë biodiversiteti, çka do të thotë se ato strehojnë një numër të madh patogjenësh, duke rritur shanset e shpërthimit  të një virusi të ri. Popullsia dhe kontaktet në rritje të njerëzve me kafshët rritin edhe faktorin e rrezikut në këto rajone.

Gjatë një karriere të tërë të studimit të mijëra lakuriqëve, Wacharapluesadee dhe kolegët e saj kanë zbuluar shumë viruse të rinj, kryesisht coronavirus, por edhe sëmundje të tjera vdekjeprurëse që mund të infektojnë njerëzit.

Këto përfshijnë virusin Nipah virus. Lakuriqët që ushqehen me fruta janë bartësit natyralë. “Është shqetësim i madh sepse nuk ka kurë për të dhe ka shkallë vdekshmërie të lartë”, Wacharapluesadee. “Shkalla e vdekjes nga Nipah shkon nga 40% në 75%, varet se ku ndodh shpërthimi”.

Ajo nuk është e vetme në shqetësimin e saj. Çdo vit, OBSH shqyrton listën e gjatë të patogjenëve që mund të shkaktojnë emergjenca shëndetësore publike, për të përcaktuar përparësitë e kërkimeve dhe të financimeve. Ata fokusohen te patogjenët që paraqesin rreziqet më të mëdha për shëndetin e njerëzve, potencialin më të madh epidemik, dhe tek ata për të cilët nuk ka vaksina.

Virusi Nipah është në dhjetëshen e parë. Dhe ka disa arsye pse është kaq i keq. Periudha e gjatë e inkubacionit, 45 ditë, bën që të mos vihet re nga bartësi dhe ta përhapë atë. AI infekton një rang të gjerë kafshës, duke e bërë mundësinë e përhapjes edhe më të madhe. Nga Nipah mund të prekesh përmes kontaktit direkt ose duke ngrënë ushqim të kontaminuar.

Të infektuarit me Nipah mund të provojnë simptoma respiratore, përfshirë kollën, fytin e ashpërsuar, dhimbje, lodhje dhe encefalitis, ënjtje e trurit që mund të shkaktojë epilepsi dhe vdekje. E tepër ta thuash që është një sëmundje përhapjen e së cilës OBSH do të donte ta shmangte me çdo kusht.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco