Gjermani: Kufizimet për shkak të pandemisë do të vazhdojnë edhe në shkurt

Gjermani: Kufizimet për shkak të pandemisë do të vazhdojnë edhe në shkurt

13:56, 13/01/2021
A+ Aa A-

Gjermania nuk do të jetë në gjendje të heqë kufizimet për shkak të pandemisë as në fillim të muajit shkurt, tha Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn duke theksuar nevojën për të zvogëluar kontaktet e panevojshme.

Kabineti gjerman miratoi të mërkurën kontrolle më të rrepta për njerëzit që hynin në vend .

“Një gjë është tashmë e dukshme: Nuk do të jetë e mundur të hiqen të gjitha kufizimet më 1 shkurt,” tha Spahn të mërkurën, duke shtuar se do të duheshin edhe dy ose tre muaj për të filluar efektet e fushatës së vaksinimit.

Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive raportoi të mërkurën 19,600 infeksione të reja me COVID. Numri i të vdekurve u rrit me 1,060 duke e çuar në total 42,637 vdekje.

Rregullat e reja kërkojnë që njerëzit të cilët vijnë nga vende me përqindje të lartë të infektimeve të paraqesin rezultatin negativ të testit.

Kancelarja Angela Merkel, gjatë një takimi të martën tha se 8 deri në 10 javët e ardhshme do të ishin shumë të vështira nëse varianti i ri i identifikuar në Angli do të përhapej edhe në Gjermani.

 Ministri i Financave Olaf Scholz, ndërkohë, rinovoi premtimin e qeverisë për të vazhduar mbështetjen e kompanive të goditura nga pandemia. 

“Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë për aq kohë sa është e nevojshme,”  tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco