Irani zbulon anijen e tij më të madhe ushtarake gjatë stërvitjes së raketave, mesazh për SHBA-në

Irani zbulon anijen e tij më të madhe ushtarake gjatë stërvitjes së raketave, mesazh për SHBA-në

13:28, 13/01/2021
A+ Aa A-

Teheran, Iran - Flota e Iranit ka futur zyrtarisht anijen më të madhe ushtarake të vendit në flotën e saj gjatë një stërvitje raketash detare në një kohë të tensioneve të shtuara me Shtetet e Bashkuara për programin e saj bërthamor.

Perëndimi i sheh raketat e Iranit si kërcënim ushtarak ndaj stabilitetit rajonal dhe si mekanizëm i mundshëm për armët bërthamore, në rast se Irani i zhvillon ato, shkruan Reuters

Anija luftarake e gjatë 228 metra (748 këmbë), më parë një cisternë nafte, është rivendosur për të siguruar mbështetje logjistike, për të kryer misione kërkimi dhe shpëtimi, për të vendosur forca speciale, për të rimbushur dhe transportuar furnizime, për të ofruar ndihmë mjekësore dhe për të vepruar si bazë për varkat e shpejta.

Në ushtrimet ushtarake po përdoren luftanija IRIS Makran, të cilën mediet shtetërore e përshkruan si luftanija më e madhe me një vend për lëshimin e helikopterëve, si dhe një anije për hedhjen e raketave, e quajtur Zereh. Ushtrimet do të zgjasin dy ditë dhe po kryhen në ujërat e Gjirit të Omanit.

Tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara janë rritur që nga viti 2018, kur presidenti Donald Trump e largoi vendin e vet nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015. Më pas, ShBA-ja vendosi sanksione të ashpra kundër Iranit, duke i bërë presion për të biseduar për masa më të rrepta ndaj programit bërthamor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco