Këto pamje nuk vijnë nga Siberia, por nga Spanja

Këto pamje nuk vijnë nga Siberia, por nga Spanja

13:31, 13/01/2021
A+ Aa A-

Minus 25 gradë Celsius ka treguar orët e fundit në Spanjën Qëndore termometri, duke e bërë lëvizjën e qytetarëve veçanërisht të vështirë ndërsa ka probleme serioze në rrjetin rrugor dhe hekurudhor të vendit.

Parashikimi i Shërbimit Kombëtar Meteorologjik tha se për dhjetë ditë Spanja do të jetonte në ''borën e shekullit'' konfirmohet nga acari dhe problemet që krijoi në pjesën qendrore dhe veriore të vendit.

Sipas Dailymail termometri në Molina de Aragon në provincën e Guadalajarës natën e kaluar tregoi minus 25.2 grade Celsius.

Njëmbëdhjetë province të vendit Iberik janë në gatishmëri të kuqe.

Pjesa më e madhe e Spanjës Qendrore dhe Lindore është ende e mbuluar nga dëbora pasi një stuhi e paparë e quajtur "Philomena" vrau dhjetëra njerëz.

 Në një kohë kur një pjesë e madhe e vendit është prekur nga një valë e fortë e të ftohtit, dy njerëz të pastrehë u gjetën të vdekur natën e kaluar në Barcelonë, sipas autoriteteve lokale.

Autoritetet në Madrid vazhdojnë të këshillojnë banorët e kryeqytetit të mos drejtojnë makinat e tyre ndërsa qeveria lokale imponon të punojnë nga shtëpia, këtë javë.

Shumë probleme janë krijuar me ndërprerjen e energjisë edhe në periferi të Madridit. 

 Supermarketet filluan të kishin mungesa të prodhimeve të freskëta për shkak të vështirësive në furnizim, por MercaMadrid, tregu i madh me shumicë i Madridit, pritet të rihapet sot.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco