Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Rregullat e reja/ Kush dëshiron të hyjë në SHBA duhet ta ketë testin negativ të COVID-19

Rregullat e reja/ Kush dëshiron të hyjë në SHBA duhet ta ketë testin negativ të COVID-19

12:54, 13/01/2021
A+ Aa A-

Të gjitha ata që udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara së shpejti do të duhet ta kenë testin negativ të COVID-19, nëse dëshirojnë të futen në aeroplan për në SHBA, shkruan USA Today.

Drejtori i Qendrës për Kontroll dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), Mark Redfield, planifikon të nënshkruaj urdhrin, ku të gjithë personat që kërkojnë të futen në Shtetet e Bashkuara do të kenë nevojë ta kenë testin negativ,  e kjo vlen për të gjithë pasagjerët ndërkombëtare – e jo vetëm për britanikët siç ishte deri më tani.

Rregullat e reja pritet të hyjnë në fuqi, dy javë pasi që Redfield e nënshkruan urdhrin – që do të thoshte se do të ndodh nga 26 janari, nëse nënshkruhet sot.

CDC prej javësh ka kërkuar nga administrata e presidentit Donald Trump, që të zgjerojë ndalimin e hyrjes pa test negativ që nuk duhet të jetë më i vjetër se 72 orë para nisjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco